SHPËRNDAJE

Muharrem Salihu, veprimtari i njohur medvegjas dhe drejtori i AFEDS (Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi) ka dhuruar 10 mijë euro ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Salihu këtë donacion e ka bërë përmes Forumit, që drejton, dhe se ky akt bamirës do të shkojë për familjet më të prekura nga tërmeti, të cilët ditët e fundit po i kalojnë nën akth dhe nën tenda.

AFEDS ka donuar edhe nevojat e tjera të humanizmit dhe për projekte tjera që janë në interes shoqëror.