SHPËRNDAJE

Temperaturat tropikale që kanë kapluar vendin tonë po bëhen edhe më të padurueshme kur kësaj po i shtohet edhe mungesa e ujit të pijshëm në pjesën dërmuese të fshatit Tërrnoc si dhe në disa vendbanime për rreth të cilat pjesën e kohës kur vapa është në kulmin e sajë janë pa pikën e ujit.

Presheva.com ka kontaktuar banorët e disa vendbanimeve të cilët kanë thënë se, që nga ngritja e temepraturave kanë filluar ndërprerjet e ujit të pijshëm. Në rrejtin social të komunës së Bujanocit, në postimin e 14 qershorit është shkruar se:

(Të nderuar qytetarë, Pas përfundimit të të gjitha punimeve rreth ndrrimit të pompës për furnizim me ujë, gjendja ka filluar të normalizohet. Uji tanimë ka arritur nëpër lagjet e fshatit Tërnoc të cilët dje dhe sot u ballafaquan me mungesë të ujit të pijshëm).

Pamvarësisht këtij postimi, apo lajmërimi si do që të quhet, mungesa e ujit të pijshëm vazhdon të jetë prezente, sidomos në periudhat kur uji është mëse i nevojshëm për popullatën.

Nga ana tjetër Ndërmarrja Publike Komunalia e cila furnizon popullatën e komunës së Bujanocit me ujë të pijshëm (në vendbanimet ku është shtrirë rrjeti i ujësjellësit) nuk ka dalë me asnjë njoftim lidhur me instalimin e pompës së re, një gjë e tillë është bërë vetëm në rrjetin social, por jo edhe në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit./presheva.com/