30.2 C
Presevo, Serbia
11.08.2020
Ballina Lajme Murati: Problemi i veriut është politik e jo ushtarak, pjesë e kontestit...

Murati: Problemi i veriut është politik e jo ushtarak, pjesë e kontestit serbo-shqiptar, ashtu siç është edhe Kosova Lindore

SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, konsideron se problemi i veriut është problem politik e jo ushtarak, pjesë e kontestit serbo-shqiptar, ashtu siç është edhe Kosova Lindore.

Murati ka thënë se, NATO nuk bën marrëveshje ndërkombëtare me Kosovën, sepse ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.

“NATO funksionon në Kosovë sipas Rezolutës 1244 dhe është përgjegjëse për sigurinë jo veç në veri por në krejt Kosovën. Rrjedhimisht letërkëmbimi në mes të ish-kryeministrit dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s nuk mund të trajtohet si marrëveshje ndërkombëtare por si zotim politik i qeverisë së Kosovës që në veri FSK mund të shkojë vetëm me miratimin e KFOR-it”, ka deklaruar ai.

Duke folur për marrëveshjen e 2013-ës,  Murti ka thënë se pas krijimit të ushtrisë, FSK tani më ka të njëjtat përgjegjësi siç i ka edhe KFOR-i

“Në anën tjetër duhet të kemi parasysh se në atë kohë (viti 2013) misioni i FSK-së nuk është i njëjti siç është sot. Sot ne vazhdojmë të kemi një situatë absurde politike, juridike dhe ushtarake, kur Kosova me krijimin e ushtrisë (me përkrahjen amerikane e me synim për t’u futur në NATO të cilën e udhëheq prapë SHBA-ja), ka marrë ligjërisht përgjegjësitë për sigurimin e sigurisë dhe integritetin territorial të Kosovës, njëkohësisht duke i pasur të njëjtat përgjegjësi edhe KFOR-i”, thekson ai.

Murati më tej ka thënë se nuk është problemi i veriut një problem ushtarak e as nuk zgjidhet me ndërhyrje ushtarake.

“transformohet në ushtri. Pra i jepet hapësirë procesit të dialogut politik me Serbinë, i cili do të duhej të përfundonte me konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe me një marrëveshje legale me NATO-n për praninë e saj në Kosovë. Pjesë e këtij procesi politik është çështja e veriut të Kosovës. Nuk është problemi i veriut një problem ushtarak e as nuk zgjidhet me ndërhyrje ushtarake. Problemi i veriu është problem politik, pjesë e kontestit shqiptaro-serbo, ashtu siç është edhe Kosova Lindore”, thotë ai.

Sipas tij, të dy këto çështje duhet të zgjidhen me dialog politik me Serbinë dhe të shfrytëzohet vendosmëria amerikane për të pasur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk është koha për debate të kota, por tash kur rrezikohet miqësia me SHBA-të dhe dëmtohet procesi i dialogut, është koha për heqje të taksës dhe kthim në tavolinën e bisedimeve. Variantet tjera do të jenë shumë të kushtueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj”, ka shkruar Murati në Facebook.