SHPËRNDAJE

Bërja e një koalicioni nga të gjitha partitë e opozitës shqiptare është e pamundur. Por unë mendoj se disa prej tyre do të konsolidohen para zgjedhjeve, tha për “Sloboden Peçat” analisti politik Albert Musliu.

“Bëhet fjalë për matematikë politike. Unë mendoj se të paktën dy parti do të koalicionojnë sepse sondazhet e justifikojnë atë”, tha Albert Musliu.