SHPËRNDAJE

Kryetari i Këshillit Nacional për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu, ka thënë se është urgjente krijimi i ushtrisë së Kosovës.

Ai ka shtuar se në momentin kur Serbia po armatoset, krijimi i ushtrisë së Kosovës do të rriste sigurinë edhe për shqiptarët e luginës.

“Serbia po armatoset por edhe po prodhon armatim të ri. Kur ta ketë ushtrinë Kosova, edhe ne në luginë flemë më rehat. Mendoj se është urgjente bërja e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Musliu./presheva.com/