SHPËRNDAJE

Në vazhdën e takimeve me përfaqësues institucional për të lehtësuar problemet e e shumta të popullatës që jetojnë në Bujanoc Preshevë e Medvegjë, kryetari I Lëvizjes së Progresit Demokratik Shqiprim Musliu dje realizoi takim me Rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”në Gjilan Bajram Kosumi.

Musliu në rrjetin e tij social ka postuar një shkrim lidhur me këtë takimn në të cilin ka shkruar se, “Pas një diskutimi miqësorë, Rektorin Kosumi e njohtuam për ballafaqimin tonë të përditshëm me probleme të shumta si shqiptarë që jetojmë në Serbi, përkatësisht me problemet në sferën e arsimit.

Nga ky takim morëm përkrahjen e Rektorit për regjistrimin e studentëve nga komunat tona si dhe krijimin e hapsirës për kuadro nga komunat tona në stafin akademik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan” ka shkruar Musliu.

Vetëm brenda pak ditësh Musliu ka realizuar edhe një takim me zëvendës ministrin e shëndetësisë, ku gjithashtu ka paraqitur problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Levizja e Progresit Demokratik, si pas të parti të sajë, në zgjedhjet e ardhshme lokale që sipas gjitha gjasave do të mbahen në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, nuk do të jetë në koalicion parazgjedhorë me asnjë subjekt politik shqiptarë./presheva.com/