SHPËRNDAJE

Liderët e Luginës, Kosovës dhe Shqipërsisë duhet që ta formulojnë një strategji të përbashkët dhe mos të dalim me qëndrime të kundërta, për këtë duhet të bëhen përpjekje të vazhdueshme” është shprehur Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu gjatë një interviste për presheva.com, lidhur me paralajmërimin e mbajtjes së një seance të jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës ku do të diskutohet për Luginën e Preshevës.

Sipas Musliut, ky është obligim i lidershipit tonë që rrjedh nga Referendumi i 1 dhe 2 marsit si dhe nga lufta e UÇPMB-së, është amanet i dëshmorëve tanë që e vetmja rrugë është bashkimi me Kosovën.

Sipas Musliut çështja më e rëndësishme për shqiptarët e Luginës është që të jenë të përfshirë në diskutimet e Brukselit, me qëllim që të jenë drejtpërdrejt të informuar me rrjedhën e dialogut dhe mundësit që ofron kjo marrëveshje për shqiptarët e Luginës.

I pari I LPD-së thotë se, ka edhe shumë çështje tjera të cilat i preokupojnë shqiptarët e kësaj treve por parasëgjithash është përfshirja në bisedime pa shmangur në asnjë moment vullnetin për bashkangjitje me Kosovën./presheva.com/