SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Isa Mustafa thotë se luftë kërkon ai që dëshiron të marrë pjesë të territorit duke iu referuar deklaratës së presidentit Thaçi se Mustafa dhe Kurti po bëjnë thirrje për luftë.

Kryetari i LDK’së tha se do ta kundërshtojnë idenë të shkëmbimit të territoreve.

“Nuk do ta përkrahim asnjë veprim të tillë. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi kujdes ose nuk do të interesohemi për pozitën e shqiptarëve në Luginënë e Preshevës që ata t’i realizojnë të drejtat që i takojnë’, tha Mustafa në Rubikon të KTV’së.