SHPËRNDAJE

“Largimi i flamurit kombëtar nga objekti privat i
z. Nazmi Hajredini në Preshevë nga ana e policisë serbe nuk ka se si ndryshe të cilësohet përveç se një akti qyqar e albanofob!
Të ndërhyhet edhe në ceremoni gëzimi familjar, vetëm e vetëm se identifikohesh si shqiptar është shkelje e rëndë e të drejtave universale të njeriut. Gjer sot, së paku në prona private nuk është penguar asnjë shqiptar në përdorimin e simbolit kombtar, ndërkohë në institucione publike të komunës Preshevë kanë reaguar vazhdimisht duke vendosur edhe gjoba të larta për udhëheqësit institucional. Kjo e sotit ka ndodhur sepse z. Hajredini është kryetar i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇPMB-së duke tentuar që t’a frikësojnë dhe gradualisht dëbojnë nga Presheva siç kanë dëbuar me qindra ish ushtarë të UÇPMB-së nga viti 2001 e gjer sot. Prandaj, NE gjith shqiptarët e Luginës së Preshevës jemi UÇPMB, dhe nuk do arrini kurrë ju albanofob, të na dëboni nga trojet tona autoktone shekullore. Kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi SHQIPTAR, për këtë dhe e duam FLAMURIN KOMBTAR!” – Ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa.