SHPËRNDAJE

Mustafa-Drenica-01

Me rastin e 17 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në pritje nga deputet e Kuvendit te Republikës së Kosovës nga zona e Drenices së bashku me Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës z.Ramiz Latifi, kryetri i komunës së Preshevës bëri homazhe pranë varrit te Komandantit Legjendar Adem Jashari, duke u pritë edhe ne Kullën e Jasharajve nga përfaqësuesi i Familjes Jashari z. Murat Jashari.

Mustafa-Drenica-03

Kryetari Mustafa theksoi se të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës shprehin admirimin e plotë për veprën e Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilët dhanë një shembull të rrallë të sakrificës për çlirimin e atdheut.

Mustafa-Drenica-04

“Çdo rënie është e dhimbshme, por kjo rënie ka qenë ajo që e ka bashkuar popullin shqiptar dhe i ka ngritur në këmbë gjithë shqiptarët kudo që jetonin”, ka thë Mustafa për Presheva.com.