SHPËRNDAJE

Sipërmarrësit dhe bizneset vendore, kanë përjetuar drejtëpërdrejtë në kurriz gjithë degradimin e politikave të keq qeverisjes, u bënë tubime të ndryshme në fushatë me bizneset, u tha e çka su tha në ato tubime…

Kjo udhëheqësi, fatkeqësisht ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmoj në cdo hap, dhe me cdo sjellje të sajën, se është tërësisht e pandjeshme ndaj sipermarrjeve dhe bizneseve vendore.

Pa një partneritet të hapur dhe serioz me sipërmarrjen dhe bizneset vendore , komuna jonë nuk mund të dalë nga kriza që po përjeton sot, dhe as nuk mund të shkojë drejt një të ardhmeje, siç e dëshirojmë të gjithë.

Sipërmarrjet dhe bizneset vendore duhet te lirohen prej të gjithë ngarkesës së padrejtë , si dhe pa asnjë dyshim duhet të krijohen kushte për një konkurrencë të lirë dhe të ndershme, të bazuar tek puna, tek aftësitë, dhe guximi në sipërmarrje- shkruan Muzafer Destani-kryetar i nëndegës së Apn-së në Tërrnoc./presheva.com/