SHPËRNDAJE

Dje, në Aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla”, drejtuesit e Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, të prirë nga reisi Sead ef. Nasufoviq me prejardhje prej Sanxhaku dhe zëvendësi Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi nga Lugina e Preshevës, pritën zyrtarisht delegacionin e lartë të Ligës Arabe Myslimane, të kryesuar nga dr. El Isa Rabita.

Krahas fjalëve të ngrohta e miqësore të drejtuesve të Riasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, Sead Nasufoviq dhe Nexhmedin Saqipi, për mirëseardhjes tëkëndshme të delegacionit të Ligës Botërore Myslimane, u dëshiroj edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, ajo e mirëpriti atë para ministrisë së punëve të jashtme të jashtme të Republika e Serbisë znj. Vera Vukiçeviq.

Siç bënë të ditur, portali Jetapress nga Bujanoci, delegacioni i lartë i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, të prirë nga Reisi Sead ef. Nasufoviq dhe z/reisi Nexhmedin ef. Saqipi, do ta shoqëroj delegacionin e Ligës Arabe Myslimane të udhëhequr nga dr. El Isa Rabita, gjatë takimeve të sotme me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kabinetin e tij, Ivica Daçiq, Rasim Lajiq dhe përfaqësuesit e Patrikanës serbe

Sipas të njëjtave burime Madhëria e tij dr. El Isa Rabita, do të qëndroj në një vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë dhe komunitetin islamik të Serbisë, deri më 8 shkurt./presheva.com/