SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi përmes një postimi në facebook ka faleminderuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për ndihmën e ofruar për përballimin e situatës me koronavirusin.

“Faleminderit Kosovë, faleminderit Albin! Sot është bërë transaksioni i mjeteve 500.000 € për Luginën e Preshevës dhe konkretisht 200.000 € për Komunën e Bujanocit.

U jemi falenderues Qeverisë Kurti për këtë infuzion financiar që i dhanë Komunës tonë, e sidomos në këtë gjendje të jashtzakonshme të pandemisë nga COVID-19.

Mirënjohje përtej shumës së mjeteve do të jemi veprës vëllazërore që keni treguar, andaj këso ditë të mira për Luginën pritshim edhe më shpesh, sepse kufiri na ndan por gjaku na bashkon.”, ka shkruar Arifi./presheva.com/