SHPËRNDAJE

Nagip Arifi, kreu i Partisë Demokratike (PD) fituese e zgjedhjeve lokale në Bujanoc, iu dha afat partive të tjera shqiptare deri të premten në orën 1 pasdite për t’u deklaruar se si e shohin veten në një shumicë të mundshme „mbarëshqiptare“.

Në përpjekje për të formuar një qeveri komunale, e cila do të përbëhej nga të pesë grupet që kanë hyrë në kuvendin lokal, me iniciativën e Arifit përfaqësuesit e të gjitha partive lokale shqiptare u takuan të enjten për herë të tretë.

E vetmja gjë që rezultoi nga kjo mbledhje është se pozita e kryetarit të komunës i takon Partisë Demokratike, përkatësisht kryetarit e kandidatit të kësaj partie Nagip Arifi, dhe se të tjerëve u është dhënë një afat për të paraqitur propozimet e tyre për ndarjen e pushtetit.