SHPËRNDAJE

Nagip Arifi dhe partia e Demokratike edhe pse ishte paralajmëruar, nuk ka arritur të siguroj shumicën prej 21 këshilltarëve në Kuvendin komunal të Bujanocit.

Kjo është konstatuar kur 22 vota kanë qenë kundër propozimit të tij për formimin e këshillit anketues që do të mirrej me rastin e shuarjes së funksionuari ndërrmarjes publike “Direksioni”.

Pas kësaj shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit Rahim Salihi ka deklaruar se qeverisja komunale në Bujanoc është stabile.

Ditë më parë presheva.com kishte shkruar se tre këshilltarë të LDP dhe UDSH kanë kaluar në opozitë për të formuar koalicionin e ri qeverisës me PD./presheva.com/