SHPËRNDAJE

Të hënën edhe zyrtarisht Nagip Arifi mori përsipër detyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, pasi ai të mërkurën e shkuar mori mbështetjen e 25 këshilltarëve, në seancën e Kuvendit të komunës.

Arifi, për të cilin ky është mandati i 4-të, tha se rishikimi i buxhetit komunal do të jetë çështje me përparësi që do të trajtohet ditëve në vijim për të siguruar para për pagat e punonjësve.

– Llogaria komunale është bllokuar nga borxhi prej 4.5 milionë dinarë ndaj Kompanisë “Saba Bellça” të shpenzuara për asfaltimin e rrugës në Tërrnoc, dhe se kjo çështje duhet zgjidhur në javën tjetër, tha Arifi.

Ai paralajmëroi zbatimin e disiplinës për punonjësit e administratës komunale.

Ne do të flasim për këtë me përfaqësuesit politikë të serbëve, por edhe me partnerët tanë të koalicionit
– Deri më tani, orari i punës ka filluar në orën 10 të mëngjesit, tani ata do të duhet të vijnë në punë saktësisht në orën 7 të mëngjesit, njoftoi Arifi.

Ai gjithashtu foli për përfshirjen e partive serbe në qeverisjen lokale, dhe kur u pyet nga gazetarët e Bujanovaçkes se për cilën nga dy partitë serbe e ka fjalën, Arifi u përgjigj:

– Nuk dua të paragjykoj, kjo varet edhe nga partnerët tanë, por ai që fitoi më shumë mandate ka përparësi, tha kryetari dhe përsëriti se në marrëveshjen e partive shqiptare ka një mundësi që partitë serbe të të bëhen pjesë e qeverisjes lokale.

– Ne do të flasim për këtë me përfaqësuesit politikë të serbëve, por edhe me partnerët tanë të koalicionit, shpjegoi Arifi.

Koalicioni qeverisës u formua nga 4 parti shqiptare pas zgjedhjeve të 21 qershorit.

Nga partitë serbe, koalicioni rreth SNS fitoi 10 këshilltarë, aq sa fitoi edhe PD e Arifit, ndërsa SPS fitoi tre këshilltarë.