SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës duhet ta mbështetës Luginën për themelimin e Fondit Kombëtarë të Solidaritetit.

Nëse kanë vullnet të mirë politik drejtuesit institucioneve të Republikës së Kosovës mund të krijojnë Fondin e përbashkët të Solidaritetit i cili do të shfrytëzohet për investime në Luginë të Preshevës ka thënë kështu gjatë një interviste për preshevacom deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani.

Me kërkesë të veçantë edhe grupi i deputetëve kosovarë që vizituan pak kohë më parë Luginën do ti drejtohen kuvendit për ti shqyrtuar kërkesat e liderëve luginas.

Meqë Tirana ka konfirmuar një gadishmëri të tillë për themelimin e Fondit Kombëtarë të Solidaritetit shpresojmë se edhe Kosova do ta bëjë një gjë të tillë në favor të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës ka thënë Hasani./presheva.com/