SHPËRNDAJE

Qytetarët vullnet mirë përkujdesen për ruajtjen e ambientit jetësorë.

Me vetë iniciativë Nasuf Junuzi, banorë i fshatit Bukuroc me profesion polic ka bërë ujitjen e pemëve në fshatin e tijë.

Me këtë gjest ai ka dashur që të bëjë sensibilizimin e qytetarëve tanë se duhet të jemi më të kujdesshëm ndaj natyrës.

Ai ka shprehur gadishmërinë e tijë si qytetarë që të kontribuojë edhe në mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese përpos ruajtjes së sigurisë që e ka profesion.

Gjestin e tijë pozitiv e kanë përshëndetur shumë qytetarë duke shpresuar se veprime të tilla do të shohim në të ardhmen edhe nga të tjerët./presheva.com/