SHPËRNDAJE

Ndotja e ajrit në Bashkësinë lokale Buhiç ka zhdukur edhe një numër të konsideruar të bletëve, gurëthyesi Saba Bellça gjatë këtyre viteve u ka shkaktuar banorëve të Malësisë dëme të konsideruara, ka thënë kështu në ditën e protestës që ishte organizuar në Buhiç kundër gurëthyesit, Sadik Hafizi. 

Ai për portalin preshevacom ka konfirrmuar se vite të tëra kishte pasur komplet 50 copa bletë ndërsa tani ato i janë zhdukur për afat rekord ka thënë kështu për portalin preshevacom bletari, Sadik Hafizi.

Përkundër tentativa të pandalshme që të vazhdojë këtë veprimtari me bletët, Hafizi ishte blerë sërish bletë po ai ka rrëfyer se bletët tani nuk dalin nga koshiqet e tyre për shkak të zhurmës dh pluhurit të krijuar.

Edhe pse banorët e Malësisë jetojnë nga bujqësia e blegtoria gurëthyesi Saba Bellça po u mohon këtë të drejtë.

Banorët e Malësisë së Preshevës në protestën e organizuar javën që lamë pas kanë kërkuar ndërprejen e menjëhershme të punës së gurëthyesit Saba Bellça për shkak të dëmeve që ata po i bartin mbi supet e tyre bashkarisht me familjet./presheva.com/