SHPËRNDAJE

Në 22 vjetorin e betejës së Jasharajve së bashku me disa nga bashkëpunëtorë Shqiprim Musliu, kryetari i LPD-së ka vizituar sot kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz ku ka bërë homazhe në vendin e prehjes së familjes Jashari të cilët e flijuan jetën e tyre për çlirimin e shqiptarëve.

Ndërsa në Kullën e Jasharajve Musliu ka vizituar dhe Rifa Jasharin të cilit në emër të shqiptarëve të Kosovës Lindore i ka shprehur mirënjohje e respekt për shembullin më të lartë të rezistencës për liri.

Gjithashtu janë takuar edhe me kryetarin e komunës së Skenderajit, Bekim Jasharin me të cilin kanë biseduar për koordinimin dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë për të ardhmen tonë të përbashkët.

Lavdi për dëshmorët e atdheut, Lavdi për familjen Jashari, shkruan kështu në fb Shqiprim Musliu, kryetarë i LPD-së./presheva.com/