SHPËRNDAJE

Sipas institutit të mjekësisë së përgjithshme në dy-tre ditët të ardhshme organizmi do të duhet të përshtatet me rritje të papritur të temperaturës.

“Sigurisht që ndryshime të tilla të temperaturave me vështirësi i përballin të moshuarit dhe pacientët kronikë. Tek ata mund të vije deri te rënia e tensionit të gjakut, ngulfatja, dobësimi.

Këshilla është që kryesisht të kujdeseni për tensionin e gjakut dhe të konsultoheni me mjekun nëse ka ndonjë devijim nga sëmundja e tyre” kanë bërë të ditur për media nga insituti i shëndetësisë në Beograd.

Kur bëhet fjalë për popullsinë më të re, mund të kenë rënie të përqendrimit, pagjumësi, nervozizëm, por mund të kenë edhe dhimbje koke dhe humbje të imunitetit.

Këto janë të gjitha problemet kalimtare që tajkalohen brenda 24 deri në 48 orë, derisa trupi të mësohet me atë temperaturë. Sigurisht, disa grupe njerëzish as nuk e vërejnë këtë ndryshim në temperaturë, bëjnë të ditur mjekët.

Marrja adekuate e lëngjeve dhe rregullimi i tensionit të gjakut janë këshilla themelore për qytetarët që të përshtaten me kohën e ndryshimit.

Mineralet dhe vitaminat janë të nevojshme për të rritur imunitetin te njerëzit që kanë ardhur në kontakt me pacientët me grip. Parandalimi i përhapjes së infeksioneve është të shmangni grumbullimet ku janë të pranishëm më shumë njerëz.

Gjithashtu, sa më shpesh që të jetë e mundur duhet ajrosur ambientet. Nëse vie deri te infeksioni i cili manifestohet me rrjedhje të hundës, kollitje, ethe, dhimbje në gjynjë, atëherë është e nevojshme terapia simptomatike, shpjegojnë mjekët.

Deri të martën, 4 shkurt, në Sërbia do të jetë nxehtë me temperaturë dukshëm mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, në shumicën e vendeve nga 16 deri në 18 gradë celzius, në disa vende edhe më shumë, bëhet e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Sërbisë. /presheva.com/