SHPËRNDAJE

Në bashkësinë lokale Raincë ditë më parë ka filluar rregullimi i shtratit të lumit, lum ky që ndërlidh dy bashkësi lokale atë të fshatit Corrotic me BL Raincë. Kryetari i BL Raincë, Ali Sinani ka deklruar se me kërkesen e drejtuar pushtetit aktual ka filluar realizimi i këti projekti dhe kërkesë kjo që po realizohet. Kjo ka një rëndësi të madhe për këto bashkësi lokale nga se rrjedhat e lumenjve të cilat kalojnë nëpër fshatra e kanë derdhjen në lumin Moravica. Pushteti komunal ka bërë një punë shumë të mirë dhe shumë të arsyeshme për banorët e këtyre bashkësive lokale ka thënë ndër të tjera Sinani. Me që ka filluar edhe pastrimi i këti lumi z.Sinani ka deklaruar se më nuk do të kemi vërshime të kullosave dhe të livadheve mqë  uji do të shkoj në rrjedhojen e vetë ku e ka. Kërkesat ishin edhe nga prodhuesit vendorë që punojnë tokën e që janë ballafaqur me probleme  gjatë reshjeve atmosferike.

Xhelal Hasani, kryeshef i drejtoratit për infrastruktur dhe çështje banesore për portalin e preshevacom ka deklaruar se tanimë  ka filluar të realizohet projektit i shtratit të lumit Moravica, është lumi kryesor që derdhet nga komuna e Preshevës në drejtim të komunës së Bujanocit i cili ndër vite ka qenë gati se i mbuluar për nevojën e pastrimit dhe mirëmbajtes së rregulltë. Pushteti lokal sipas Hasanit ka marrë iniciativën e bujqëve me seriozitetin ma të madh dhe këtë projekt e kanë futur në planë investiv me qëllim të realizimit mbrenda këti viti. Përmes këti rregulimi do të bëhet edhe hapja e shtratit të lumit sipas zyrtarit komunal. Ndërmarja Publike Moravica ka filluar të zgjerohet me shërbimet e saja edhe nëpër bashkësitë lokale.

Përpos investimit që po bëhet në këtë pjesë z.Hasani ka kërkuar ndërgjegjësim dhe ngritjen e vetëdijes edhe tek qytetarët që të mos hudhin mbeturina, por ti shfrytëzojnë shtretërit e lumenjve për bukurinë e vendit e që janë pjesë e natyrës dhe pjesë e ambientin tonë ku jetojmë ne. Gjatësia e realizimit të këtijë projekti është sipas kryeshefit të drejtoratit për infrastruktur është  3km e gjysmë  që ka vlerën rreth 2 milion e gjysmë dinarë. Vlen të përmendet se shtrati i këti lumi bie në kadastralën e komunës së Bujanocit sepse nga ura që lidh fshatrat Corroticë dhe Bilaç aty fillon traseja dhe përfundon në urën e fshatit Raincë.

Derisa qytetarët nuk përfshihen në kuadër të menaxhimit të mbeturinave në Ndërmarjen Publike Moravica këto problematika po janë evidente cdo herë në terren. Xhelal Hasani ka apeluar tek qytetarët poashtu të bëhen edhe pjesë e përgjithshme e taksave që ti kryejnë me rregull obligimet ndaj Ndërmarrjes Publike Moravica. Kryeshefi i drejtoratit për infrastrukturë poashtu kërkon nga qytetarët  që ti marrin edhe drunjtë të cilët janë të prerë në vende të caktuara dhe të bëhet pastrimi i atyre loalcioneve ./presheva.com/