SHPËRNDAJE

Në Bashkësinlë Lokale Bukuroc ka filluar implementimi i kërkesës për vendosjen dhe funksionalizimin e shenjave të komunikacionit.

Vendosja e shenjave bëhet me qëllim të lehtësimit për orientim të vozitësve dhe këmbësorëve që frekuentojnë Bashkësinë lokale Bukuroc.

Sipas drejtuesve të kësaj bashkësie lokale gjithsej vendosen 21 shenja orientuese në këndet e analizuara nga inspektoriati komunal për komunikacion në bashkëpunim me bashkësinë lokale Bukuroc.

Kjo nismë realizohet me kërkesë drejtuar inspektoriatit komunal nga BL Bukuroc./presheva.com/