SHPËRNDAJE

Edhe në Bashkësinë lokale Leran kanë filluar këto ditë para përgaditjet për asfaltimin e rrugës lokale në këtë fshat.

Kjo ishte kërkesë e kahmotshme e banorëve të rrugës në Leran, kanë thënë kështu për portalin preshevacom, zyrtarë të pushtetit lokal në Preshevë. Përmes këtij projekti po bëhet përmirësimi i kushteve për qarkullimin më të mirë të banorëve në këtë rrugë si dhe ofrohet komoditeti rrugorë sikurse në vendbanime të tjera.

Gjatësia e rregullimit të rrugës në Bashkësinë lokale Leran është afër 830 metër e cila pritet të rregullohet dhe të finalizohet në afat sa më të shkurtër kohorë./presheva.com/