SHPËRNDAJE

Në çdo institucion publik të komunës Preshevë ka rritje të mjeteve nga buxheti komunal prej minimum 30 përqind deri në 80 përqind, lajmin e ka konfirmuar për portalin preshevacom përmes statistikave të publikuara të viteve 2013-2016 dhe 2016-2019 nga kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Në bazë të këtyre statistikave Ndërmarrja Publike Moravica ka patur vetëm 20 milion dinarë gjatë qeverisjeve të kaluara ku tani ajo ka 37 milion dinarë me rritjen prej 28 përqind.

Gjatë mandatit sa qeverisim vendin kemi arritur të nxjerrim Ndërmarrjen Publike nga borxhet e trashëguara me vite dhe kemi bërë rritje të fondeve thotë Arifi.

Qeverisja e kaluar gjatë periudhës kohore 2013-2016 posedonte 130 milion dinarë në kuadër të fondeve ku bënte shtrimin e rrugicave me pllaka betoni, tani ato fonde janë zvogëluar për 120 përqind duke lënë vetëm 52 milion dinarë, ka thënë kryetari i komunës, Shqiprim Arifi./presheva.com/