SHPËRNDAJE

Nëse analizojmë në përgjithësi hartën e Gjermanisë në veri dhe jugperëndim janë gjykatësit që vendosin dënime më të lehta, kurse në juglindje ose Bavari, sëbashku me Essen dhe Frankfurt janë gjykatësit më të ashpër kundër kriminelëve.

Ne trojet shqiptare shpesh diskutohet se drejtësia është e korruptuar, kurse nuk është e njëjta edhe në Perëndim dhe veçanërisht në Gjermani. Por një studim i Institutit gjerman Max-Planck me qendër në Freiburg ka analizuar dënimet në të gjitha landet gjermane dhe ka ardhur në përfundim se në cilën Gjykatë Rajonale është më e vështirë ti shpëtosh dënimit, shkruan foldrejt.com.

“Nëse një i pandehur duhet të shkojë në burg nuk varet vetëm nga vepra e tij, por edhe nga ajo nëse gjykohet nga Gjykatësit e Nürnbergerit ose të Bremenit. Në rast se i pandehuri kapet në Nürnberg, në 60 përqind të rasteve dënohet. Në Bremen kjo statistikë për rastet e njëjta penale dënohet me 40 përqind të rasteve,” shkruan foldrejt.com nga analiza e institutit gjerman që ka bërë jehonë te të gjitha mediat gjermane si “Der Spiegel”.

Analiza e Max-Planck ka analizuar 1.5 milion vendime gjyqësore nga rreth 800 Gjykata Rajonale të viteve 2004, 2007 dhe 2010.

Dënime veçanërisht të larta japin në Oberbayern dhe Südhessen, dënime më të lehta japin në Baden dhe Schleswig-Holstein. Gjykatësit më të ashpër janë në Gjykatën Rajonale të Mynih 1, kurse më të ‘mëshirshmit’ janë në Gjykatën Rajonale të Freiburger.

-Në rast se bëhet fjalë për delikte të qarkullimit rrugor më të mëshirshëm janë në Kiel (1.5 muaj burg), kurse më të ashpër në Traunstein (2.5 muaj burg).
-Për grabitje më pak dënohen në Freiburg (2 muaj), kurse më shumë në Ingolstadt (4 muaj)
-Për delikte dhune dhe kërcënime më lehtë mund të kalosh me Gjykatësit e Waldshut-Tiengen (3 muaj), kurse më se keqi me Gjykatësit e Nürnberg-Fürth (5.1 muaj).
-Për delikte të drogës përsëri më të mëshirshëm janë gjykatësit e Freiburger (6.2 muaj burg), kurse më të ashpërit janë në Frankfurter am Main (10.5 muaj burg).

Nëse analizojmë në përgjithësi hartën e Gjermanisë në veri dhe jugperëndim janë gjykatësit që vendosin dënime më të lehta, kurse në juglindje ose Bavari, sëbashku me Essen dhe Frankfurt janë gjykatësit më të ashpër kundër kriminelëve.