SHPËRNDAJE

Nën përkujdesjen e Ovl UÇPMB-së dhe Bashkësisë Lokale të fshatit Dobrosin sot në këtë vendbanim të komunës së Bujanocit është përkujtuar 18 vjetorit i rënies heroike të Dëshmorit të kombit Daut Sulejmanit po nga ku fshat. Tubimin e hapi Reshat Saliu kryetar i bashkësis lokale në fsahtin Dobrosin, i cili fillimisht përshëndeti gjith të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në përvjetorin e 18 të organizuar në kujtim të rënies heroike të dëshmorit Daut Sulejmani. Pas mbajtëjes së 1 minut heshtje fjala ju dha Kryetarit të OVL-së të UÇPMB-së Bejtulla Bejtullahut i cili foli për jetën dhe veprën e Dautit.

Të pranishimit i përshëndetit edhe ish-komandanti UÇPMB-së Vehbi Hajdari nga Dobrosini i cili po ashtu falemderoj të gjith pjesmarrësit dhe përkujtoi momentet kur Dauti iu bashkua luftës së lavdishme për lirin e trojeve shqiptarë. Edhe në këtë përvjetorë nuk mungoi kryetari i Kuvendit Komunal të Bujnaocit Adnan Slihu i cili përshëndeti të pranishmit dhe veprën e Dautit “Vepra dhe trimëria e Dautit është e pashoq, Dauti akoma pa i mbushur 18 pranvera vendosi ti bashkangjitet kauzës për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Vendosshmëria e Dautit në një mosh të tillë duhet të jetë shembull për shumë gjenerata se si duhet atëdheu, por edhe për skenën politike e cila amanetin e dëshmorëve duhat të qojë në vend. Me gjith pengesat me të cilat po ballafaqohemi nuk duhet ta harrojmë amanetin e Dautit por edhe të dëshmorëve të tjerë, se këto trojë janë larë me gjakë me të vetmin qëllim, të drejtat dhe lirin e tokave shqiptarë” është shprehur Bejtulla Bejtullahu, kryetarë i Ovl UÇPMB-së në komunën e Bujanocit.

Kryetari i OVL-së me nënën e Dëshmorit Daut Sulejmanit

Për nder të jetës dhe veprës së dautit sot në Dobrosin është organizuar, turnir në fotboll të vogël me fillim prej orës 10:00. në fushën e sportit të shkollës, ndërsa në ora 12:30 janë bërë homazhe tek varri i dëshmorit në varrezat e dëshmorëve në fshatin Dobrosin./presheva/com/