SHPËRNDAJE
epa08291025 Medical workers prepare the ICU ward for admitting critical patients not related to the coronavirus and COVID-19 outbreak, in Wuhan Union Hospital - once designated for COVID-19 patients - in Wuhan, Hubei province, central China, 12 March 2020 (issued 13 March 2020). EPA-EFE/LI KE CHINA OUT

Festat në klubet të natës, ahengjet në ambient të hapur ose të mbyllur, ndeshje ku janë grumbulluar mijëra njerëz, dhe transporti publik ku është e pamundur të ruhet distanca midis udhëtarëve janë identifikuar si vendet potencialisht më të rrezikshme për përhapjen e virusit korona.

Sipas deklarimeve të epidemiologëve, shqetësim i veçantë është përhapja e virusit tek.

Drejtoresha e Institutit për Mbrojtjen e Shëndetit të Studentëve në Beograd, Marija Obradoviç, ka deklaruar dje se, “sipas informacioneve të saj, tani për tani, 210 studentë janë pozitivë ndaj virusit korona, por gjithashtu priten rezultatet edhe të 50 studentëve të tjerë që janë testuar gjatë fundjavës.”

Për shkak të këtij “shpërthimi” të koronës mes studentëve në kryeqytet, autoritetet tani kanë frikë nga rreziqet e tjera, dhe kjo është bartja e  virusit në brendësi.

Përkatësisht, shumë studentë së shpejti, pasi të kenë përfunduar obligimet e tyre do të shkojnë me pushime në vendlindjet e tyre, dhe disa, sidomos ata që janë të infektuar dhe nuk kanë simptoma, do të mund ta përhapnin pa dashje infeksionin në vendet e tjera në të gjithë vendin tonë, ku megjithatë aktualisht gjendja me virusin është disi më e qetë.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe epidemiologu Predrag Kon i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që kthimi I studentëve në vendlindjet e tyre mund të shkaktojë një valë të re të vatrave të nxehta nëpër qytetet të ndryshme të vendit./presheva.com/