SHPËRNDAJE

Edhe në Komunën e Bujanocit janë ndërmarrë masat për parandalimin e infektimit të qytetarëve me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Mjekët e shtëpisë së shëndetit po bëjnë të pamundurën për ti ofruar qytetarëve shërbimet e duhura, ata janë në dispozicion të qytetarëve edhe jasht orarit të punës, me qëllim të dhënies së këshillave të duhuara.

Mjeku Adnan Salihu specialist i mjekësisë së përgjithshme i ka thënë presheva.com se “deri tash në Komunën e Bujanocit nuk ka raste të infektuar me COVID-19.

Janë duke funksionuar dy ordinanca të ndara për infekcione respiratore, njëra për të rritur tjetra për femijë.

Jemi duke u kordinuar me epidemiologët në Vranjë. Gjithashtu vazhdimisht i japim qytetarëve rekomandime përmes telefonit se si të veprojnë edhe kur nuk jemi në punë” është shprehur Salihu.

Salihu gjithashtu potencoi se, “sotë kam pasur disa telefonata edhe pse kam pasë ditë pushimi duke i dhënë udhëzimet e nevojshme qytetarëve dhe numrin e epidemiologeve”

Ora policore, në fillim nga ora 20:00 dhe sot nga ora 17:00 deri ora 5 e mengjesit, sipas burimeve të presheva.com brenda stacionit policorë në Bujanoc, në mas të madhe është duke u rrespektuar nga qytetarët, me përjashtim të disa rasteve, qytetarët situatën tashmë janë duke e konsideruar serioze dhe janë të vetëdijshëm se respektimi i orës policore është në të mirë të tyre.

Pjestarët e stacionit policorë në Bujanoc gjithashtu janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme, duke mbajtur rendin dhe qetësin, sidomos duke i ofruar edhe siguri qytetarëve në këtë situatë që gjendemi./presheva.com/