SHPËRNDAJE

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se policia mbrëmë në vendkalimin kufitar të Preshevës ka zbuluar 7.8 kilogram heroinë dhe ka arrestuar një shtetas shqiptar.

“Natën e kaluar u krye një aksion i mirë i MPB-së. Pjestarët e policisë kufitare në vendkalimin kufitarë në Preshevë kanë arrestuar shtetasin shqiptar me iniciale L.B i moshës (29) tek i cili kanë konfiskuar 7.8 kilogramë heroinë. Heroina është gjetur gjatë kontrolli të vetures “Mercedes” në 15 pako, të cilat ishin dedikuar Evropës Perëndimore. Ky është një aksion i mirë policor, pasi një sasi e tillë nuk konfiskohet shpeshë” ka thënë Stefanoviç në Pallatin e Serbisë.

Në dy vitet e kaluara, sipas tij janë konfiskuar më shumë se katër ton lëndë narkotike, ndërsa këtë vit, deri më 20 nëntor, Ministria e Brendshme dhe prokuroria kanë arrestuar dhe mbajtur 778 persona për vepra të trafikut të drogës./presheva.com/