SHPËRNDAJE

Se sa është rëndësia e skanerave doganorë gjatë kontrollit të automjeteve të pasagjerëve dhe mallrave, sidomos në sezonin kur intensiteti i trafikut rritet, ka treguar rasti i konfiskimit të gati 10 kilogram heroinë në Preshevë.

Shkelja u zbulua më 2 shtator 2018, kur policët dërguan veturën “Volkswagen Tiguan” të dyshimtë për skaner doganor.

Falë kësaj pajisje, u konfirmua se në makinën me targa të Çaçakut, me të cilën ishte duke udhëtuar një qytetar 26 vjeçar, shtetas i Serbisë, ka diçka në brendësi të strukturës së automjetit – jo të zakontë.

Një analizë e imazhit nga skaneri, u zbulua parregullsi në dysheme të veturës, e cila e çoi automjetin në garazh për kontroll të hollësishëm, i cili ishte për të përcaktuar se për çfarë ishte në të vërtetë.

Pasi doganierët e larguan ulësen e pasagjerit, u zbulua një bunker i përbërë posaçërisht, që përmbante deri në 18 qese heroinë me peshë gati 10 kilogram./presheva.com/