SHPËRNDAJE

Doganierët parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar afro 600 gram bizhuteri argjendi në vendkalimin Prohor Pcinjski.

Shkelja u zbulua kur një makinë e tipit “BMW” me targa serbe, deshi të hyj në Serbi.

Me veturë po udhëtonte i vetëm një 43-vjeçar nga qyteti i Vranjës i cili, kur u takua me oficerët doganorë, tha se nuk kishte asgjë për të raportuar përveç bagazheve personale.

Sidoqoftë, gjatë kontrollit të detajuar që pasoi, doganieri gjeti një çantë të mbushur me bizhuteri argjendi në pjesën e pasme të makinës, në xhaketën e pasagjerit.

Më shumë se 150 zinxhirë, rrathë, vathë, unaza dhe varëse, me peshë gati 600 gram, që u morën deri në përfundimin e gjyqit kundërvajtës.

Kujtojmë se për udhëtarët bizhuteritë personale konsiderohen që i mbajnë në trup , por nëse pasagjerët ose bagazhet mbajnë shumë bizhuteri – atyre u kërkohet që ta raportojnë atë.