SHPËRNDAJE

Presidenti Stevo Pendarovski bëri të ditur sot se do të sjellë vendim për shtyerjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë.

Ai tha se këtë vendim do ta firmos edhe pse për një gjë të tillë siç tha duhej të merren nga Kuvendi, i cili në këtë periudhë është i shpërndarë.

Ai tha se ky vendim vjen pas kërkesës dhe vlerësimeve të bëra nga Qeveria. Ai tha se inkurajon qeverinë që pas festës së pashkëve të shqyrtojë karantinat disa ditëshe dhe të filloj lehtësimet për funksionimin e bizneseve. Presidenti Pendarovski theksoi se bashkërisht dhe me respekt të ndërsjelltë do të kalohet kjo krizë. Këshilli i Sigurisë do të ndjek situatën dhe do të thirret kur të vlerësohet situata se ka nevojë.

Lidhur me kërkesën për karantinë në Kumanovë, ku ka numër të madh të të infektuarve.

“Situta në Kumanovë është e keqe, trendet janë negative. Atje është vështirësia se ka numrin më të madh edhe të punonjësve shëndetësor. Kjo është punë e Qeverisë e cila duhet të marrë rekomandimet dhe të mendojë se a duhet të përdor modelin e pjesërishëm të modelit të Dibrës për izolim.”, theksoi Pendarovski.