SHPËRNDAJE

Hulumtimet e fundit nga Instituti për Biocidet dhe Ekologjinë Mjekësore kanë treguar se në muajin qershor është zbuluar virusi i etheve të Nilit Perëndimor tek mushkonjat e kapura në Beograd, Novi Sad, Shapcë, i Gradishtën e Madhe, Zrenjanin, Mitrovicën e Sremit, Sombor dhe Suboticë.

Nuk ka raste të regjistruara të njerëzve që infektuar me virusin e etheve të Nilit perëndimorë, por ekspertët kanë paralajëmruar se pickimi nga mushkonjat e infektuara mbart rreziqe shëndetësore, veçanërisht për të vegjlit dhe më të moshuarit. Nuk ka asnjë person i cili nuk është pickuar nga mushkonja dhe të cilët janë ndjerë jo këndshëm për shkak të kruajtjes dhe skuqjes. Mushkonjat mund të jenë jashtëzakonisht të mërzitshme në zona ku ato nuk spërkaten dhe ku është klima më lagësht.

Kryesisht, ato nuk janë të rrezikshme, por mund të shkaktojnë probleme të mëdha nëse ato janë të infektuara dhe virusin e bartin tek njerëzit. Në vitet e fundit, më së shumti flitet për ethet e Nilit Perëndimor. Epidemiologët thonë se në 80% të pacientëve të prekur nga ethet e Nilit Perëndimor nuk kanë aspak simptoma. Brenda pak ditësh, duke i falënderuar sistemit imunitar, këta pacientë e tejkalojnë plotësisht sëmundjen.

Megjithatë, në 20% të pacientëve, paraqiten dhimbje koke, ethe dhe çrregullime të lëkurës. Më të rrezikuarit janë personat nga mosha 70 vjeç dhe të rinjtë që kanë ndonjë sëmundje kronike. Tek ata pasqyra klinike mund të jetë shumë më e rëndë. Kur bëhet fjalë për ethet e Nilit Perëndimor, dihet se të gjitha llojet e mushkonjave që jetojnë në këtë rajon marrin pjesë në bartjen e sëmundjes.

Megjithatë, bartësit më të mëdhenjë të virusit janë zogjtë shtegtarë. Mushkonjat infektohen gjatë ushqimit me gjakun e tyre, dhe pastaj vazhdon më tutje. Në vitet e fundit, përveç atyre tashmë të njohura, në zonën tonë janë shfaqur lloje të reja agresive si mushkonja tigër nga Azia.

Reagimi ndaj piskimit nga mushkonja është krejtësisht individual. Mund të vijë deri te skuqja e madhe dhe enjtura, veçanërisht tek fëmijët. Si të mbroni veten? Është treguar se rezultatet e mira japin spraje, mastet, dhe përbërësit e vajit me të cilët lyhet lëkura dhe sprapsin insektet./presheva.com/