SHPËRNDAJE

Shoqata Kosova Lindore dhe Federata Panshqiptare Vatra promovuan ditën e diel – në tempullin e dijes, në kolegjin amerikan «Monroe College« në Bronx – New York, Monografinë e Shoqatës humanitare Medvegja, me seli në Fully të Zvicrës, – «30 vjet në shërbim të kombit», me bashkautorë z.Llukman Halili dhe z. Dashnim Hebibi.

ShoqataMedvegja-01

Veprimtaria u zhvillua nën kujdesin e Shoqatës Kosova Lindore (Eastern Kosovo Association) dhe kryetarit të saj, Shaban Mehmeti, si dhe Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, e me mbështetjen e veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, nga Shoqata Humanitare «Medvegja«, me seli në Fully të Zvicrës, në përbërje të cilit ishin Zenel Neziri, kryetar, Fadil Selmani, sekretar, Ismet Selmani – ish kryetar, dhe profesor Jonuz Fetahu.

Të pranishëm ishin dhjetëra veta – mes tyre edhe dy autorët e monografisë, Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi, si dhe studentë, veprimtarë dhe liderë të komunitetit, gazetarë dhe biznesmenë shqiptarë në zonën e Tri-Shtetshit.

Promovimin e hapi moderatori i kësaj veprimtarie, zoti Llukman Halili, i cili i ftoi të pranishmit të nderojnë intonimin e dy hymneve kombëtare, të SHBA dhe Shqipërisë

Zoti Llukman Halili u shpreh se kjo shoqatë me seli në Fully të Zvicrës, për vite të tëra me aktivitetet e saj në periudha të ndryshme – kontribuoi për çështjen kombëtare me miliona franga zviceriane! «Monografia «30 vjet në shërbim të kombit», tha ai, është si thirrje për sensibilizim të çështjes së gjendjes së rëndë politike të Medvegjës, e cila nga 5000 banorë që kishte para disa viteve, ka ngelur me 500 banorë sot. Largimi i shqiptarëve, sipas tij, është bërë nga presioni i politikës serbe në ato treva, duke i detyruar shqiptarët që t`i braktisin trevat e tyre, pra ikjen e mijëra shqiptarëve!

Ai bëri thirrje duke thënë: «Duhet të gjithë të kontribuojmë sot, sepse nesër do të jetë vonë!»

Kurse, kryetari i Shoqatës Humanitare «Medvegja», zoti Zenel Neziri, e ka quajtur këtë monografi për Medvegjen si pasaportën e kësaj treve – në rrjedhën e ngjarjeve, të shkruar dhe përmbledhur me shumë kujdes nga dy autorët, të cilët ai i faleminderojë në mënyrë të veçantë, së bashku me bashkë organizatorët e këtij promovimi.

ShoqataMedvegja-02

Duke folur për monografinë, ai tha ky libër, është një pasaportë, për punën e madhe që ka bërë kjo shoqatë në Zvicër, për avancimin dhe mbrojtjen e çështjeve shqiptare, dhe kjo do t’i mbetet të rinjve dhe fëmijëve, që të njihen me punën e baballarëve te tyre, që ata të mos e harrojnë kontributin e tyre dhe gjuhën shqipe, për të cilën ne po ndihmojmë edhe arsimin në këtë trevë», tha Neziri, duke përmendur edhe disa nga ndihmat që kan bërë, ata për tekstet shkollore dhe shkollën e mesme atje.

Kryetari i shoqatës nuk la pa përmendur me këtë rast, edhe ndihmat e bërë në vite nga kjo shoqatë, duke u dhënë një mirënjohje edhe drejtuesve paraardhës, si edhe autoriteteve zvicerane, e popullit të saj, të cilët, tha ai, kanë dhënë një kontribut të çmuar me ndihmat që i kanë bërë në Luginën e Preshevës nga Zvicra.

«Konkretisht, tha ai, me shoqatën kulturore artistike, ne kemi mundur të ruajmë kulturën e traditën tonë në Zvicër, ndërsa me aktivitetin tonë kemi arritur gjithashtu të mbajmë gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës – Ne kemi dy aktivitete të mëdha vjetore me nga dy mijë veta – si përvjetori i themelimit të shoqatës dhe një aktivitet kulturor e sportiv, kur ne arrijmë të mbledhim ndihma për shkollat në Medvegjë».

Në cilësinë e mikëpritësit të kësaj veprimtarie, kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj – tha se organizata që ai udhëheqë, e ka për obligim që ta ndihmojë këtë promovim dhe punën e shoqatës Medvegja, në mënyrë që puna e tyre të jehojë edhe në SHBA – e jo vetëm në Medvegjë dhe Luginën e Preshevës, por edhe tek çdo shqiptarë .

ShoqataMedvegja-03

Për, këtë, theksojë ai «Vatra, do të jetë e pakursyer në bashkëpunimin me të gjithë shqiptarët»

«Vatra, u shpreh kreu i vatranëve, e ka për nder të jetë pjesë e këtij promovimi të kësaj monografie, e cila është pjesë e historisë së shqiptarëve të asaj treve. Ne e kemi detyrë parësore – të bëmë gjithëçka, për interesin kombëtar – të ndihmojmë shqiptarët – në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në viset shqiptare, ashtu si kan vepruar prej themelimit të saj – me figurat më eminente të kombit«, tha Dr Buçaj.

Më pasë promovimin e kësaj Monografie, e ka përshëndetur edhe Fadil Selmani, sekretar i shoqatës, i cili tha «Se jam i impresionuar për mikëpritjen tuaj – dhe organizimin e këtij promovimi – kaq të bukur, këtu në Nju Jork. Ndërsa , duke uruar që Medvegja kurr të mos mbetet e harruar, kërkojë që shqiptarët të vetëdijesohen, sepse u shpreh ai Medvegja – po kërcenohet nga zbrazsimi, prandaj duhet ndihmuar nga të gjithë ne dhe me të gjitha mjetet.»

Duke shtuar se edhe qëllimi i kryesisë së kësaj shoqate, e cila po qëndron këto ditë në New York, nuk është vetëm promovimi i kësaj monografie, por, simbas tij edhe lobimi për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve, që jetojnë në Luginë të Preshevës, tha sekretari i saj zoti Fadil Selmani.

Vëllai i tij – ish kryetari i kësaj shoqate humanitare – zoti Ismet Selamani, ndërsa foli për këtë monografi, tha se libri është përmbledhje e aktiviteteve dhe kontributit, që kjo shoqatë, ka dhënë për çështjen shqiptare në përgjithësi, në veçanti para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

«Kjo, monografi, simbas tij, të cilën shoqata humanitare Medvegja, e ka sposorizuar – përmbledh te gjitha aktivitetet e shoqatës për çështjen e Kosovës, në të gjithë Zvicrën, avancimin dhe afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës, dhe në përgjithësi për çështjen kombëtare».

Profesor Jonuz Fetahu, i cili është pjesë e këtij delegacioni në Amerikë, tha se kyr promovim merr vlera të veçanta – ku ai promovohet nën kujdesin e bashkatdhetarëve tanë nga Kosova Lindore këtu në SHBA -vendin mik i madh i shqiptarëve, dhe të Federatës Panshqiptare Vatra, organizatës më të vjetër shqiptare strumbullare e ngjarjeve të mëdha, që kanë përjetuar shqiptarët qysh në kolonitë e para në Amerikë.

«Por, të mos harrojmë, tha ai, se ky promovim rastis edhe me 23-vjetorin e Referendumit për autonomi territoriale dhe politike të Luginës së Preshevës, referundum ky që shpresojmë një ditë do të realizohen sa më shpejt mbasi më 1 dhe 2 mars shënohet 23-vjetori i Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur u bë edhe deklarimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dy opsione: për Autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën» tha ai.

Në këtë promovim me fjalë rasti, erdhën edhe Shaban Mehmeti, kryetar i shoqatës Kosova Lindore, dhe Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, Adnan Mehmeti, shkrimtari dhe poeti nga Presheva, që nga viti 1995 jeton në Shtetet e Bashkuara, të cilët janë Lugina e Preshevës.

Ndërkaq,një përshëndetje për këtë promovim drejtojë edhe veprimtari i dalluar i çështjes çame, në Shtetet e Bashkuara, inxhinier Sali Bollati.

Në mbyllje të këtij aktivitetit e mori fjalën dhe bashkautori, zoti Dashnim Habibi, i cili falënderoi ngrohtësisht auditorin për prezencën e tyre në promovimin e veprës monografike «30 vjet në shërbim të kombit», dhe e vlerësoi lart në mënyrë të veçantë kontributin e shqiptarëve të Amerikës.

Dhe së fundi pjesëmarrësit përgëzuan autorët dhe morën autografe, si dhe nga një libër falas ku biseda vazhdoi ndërmjet pjesëmarrësve dhe mysafirëve të nderuar nga Zvicra me një fotografi të përbashkët.

Ky ishte një aktivitet mbresëlënës dhe me vlera të mëdha në sensibilizimin dhe promovimin për herë të parë të Medvegjës edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më poshtë, keni një galeri fotosh nga promovimi, autorët duke folur, si dhe kryesia e SHH «Medvegja», etj. /Beqir SINA – Bronx New York, presheva.com/