SHPËRNDAJE

Pjestarët e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë arrestuar policin nga Presheva mr inicile S.S. i moshës (40) në oborrin e së cilit knë gjetur rreth 21 kilogram marihuanë.

Polici është arrestua me dyshimin se ka kryer vepër penale të prodhimit, posedimit dhe tregëtimit të paautorizuar të drogës. Gjatë bastisjes së hapsirës ndihmëse në oborrin e shtëpisë së tij familjare në afërsi të Preshevës, policia ka gjetur dhe sekuestruar pesë pako marihuanë me peshë rreth 21 kilogram, bëhet e ditur nga MPB e Serbisë.

Të dyshuarit i cili është pjestarë i Drejtorisë policore për krime, iu është shqiptuar mbajtje deri në 48 orë dhe i njeti në bazë të ankesës penale do të dërgohet në Prokurorinë e lartë Publike në Nish./presheva.com/