SHPËRNDAJE

Stafi i bibliotekës së qytetit për herë të parë në mënyrë të organizuar ka marrë pjesë në panairin e librit në Tiranë. Gjatë kësaj vizite janë siguruar një numër i konsiderueshëm i librave më të kërkuar nga lexuesit.

Po ashtu janë ndërtuar ura bashkëpunimi e komunikimi me shumë shtëpi botuese. Ndërkaq shumë prej tyre tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në panairin e Preshevës i cili pretendohet të organizohet gjatë vitit 2019.