SHPËRNDAJE

Për herë të parë në Preshevë organizohet kampi verorë pesë ditorë me fmijët nga mosha 8-18 vjeç të dy gjinive.

Organizatorët e këtijë eventi, Rijad Ajeti dhe Shkëlzen Limani kanë konfirmuar datën e mbajtjes nga 22 deri më datë 26 korrik. Programi i kampit verorë sipas tyre do të jetë edukim joformal dhe rekreativo- sportiv si në sferën e karatesë, basketbollit, notit dhe volejbollit.

Nikoqirët e këtijë eventi në studion e portalit preshevacom kanë sqaruar se motivacioni i kampit verorë është që fëmijët tanë të merren më shumë me aktivitete të lira argëtuese në natyrë se sa të jenë shfrytëzues të teknologjisë.

Në kuadër të edukimit joformal do të realizohen ligjërata për fëmijët lidhur me njohurit që kanë të bëjnë si moskonsumimi i duhanit dhe alkoolit si dhe për temat e tjera./presheva.com/