SHPËRNDAJE

Në Preshevë u organizua manifestimi kushtuar bashkatdhetarëve tanë në kuadër të “Ditëve të Mërgatës” nën patronatin e Komunës së Preshevës dhe Shtëpisë së Kulturës.

Bashkatadhetarët patën rastin të kalojnë çaste të mira nën tingujt e muzikës dhe të argëtohen me humor. Në këtë event performuan Shoqëria Kulturo Artistike Shqiponja nga Bujanoci, stend up komedi pati nga aktori vendës, Artan Ibishi ndërsa për muzikën u përkujdes, Nezafete Shala me orkestrën nga Gjakova të cilët interpretuan këngë të vjetra qytetare.

Në pjesën e dytë të programit në skenë prezantoi edhe aktori nga Tetova, Burhan Amiti me humorin e tijë të veçantë duke ndërlidhur aktualitetin preshevarë dhe atë shqiptarë në përgjithësi.

Në këtë mbrëmje në qendër të Preshevës ishte krijuar një atmosferë mjaftë e mirë festive për nder të bashkëatdhetarëve tanë por edhe për dashamirët e muzikës së pastër shqipe dhe humorit profesional.

Pjesë e këtijë eventi për ti nderuar mysafirët ishte edhe kryetari i komunës, Shqiprim Arifi me bashkëpunëtorët e tijë.

Edhe në mbrëmjen e datës 31 do të ketë organizim, mbrëmje për nder të bashkëatdhetarëve tanë në qendër të qytetit ku do të performojnë Donika Nuhiu – Këngëtare, Stand Up Comedy nga Kushtrim QERIMI, Leonard PEJA – Këngetar dhe Stand Up Comedy nga Visar ETEMI.

Shijoni mbrëmjet verore me muzikë të pastër shqipe./presheva.com/