SHPËRNDAJE

Drejtues të Bashkësisë Lokale Raincë organizuan një takim vëllazërorë me diasporën dhe qytetarët e Bashkësisë Lokale Raincë.

Kryetari i BL Raincë, Ali Sinani ka potencuar se qëllimi i takimit ishte informimi i qytetarëve dhe diasporës me rrjedhat aktuale e sfidat që i presin në të ardhmen.

Ata kanë biseduar edhe për projektet që janë në interes të qytetarëve të Raincës.

Sinani debatin e zhvilluar në këtë takim të përbashkët me diasporën e Raincës e ka vlerësuar si bisedë shumë konstruktive./presheva.com/