SHPËRNDAJE

Në rrethin e Pçinjës gjatë vikendit janë regjistruar edhe 25 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, sipas të dhënave nga faqja e Qeverisë covid19, numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Vranjë 19 raste, 4 në Bujanoc dhe 2 në Vlladiqin Han.
Sa i përket komunës së Bujanocit, katër anëtarë të një familjeje nga Rakoci komuna e Bujanocit përfshirë një fëmijë 12-vjeçar janë infektuar me Kovid-19 dhe janë transferuan në spitalin e Vranjes për trajtim.
Bëhet fjalë për infekcion familjarë me virusin korona, kanë bërë të ditur nga Shtëpia e Shëndetit në Buajnoc.
Përveç fëmiut të moshës 12 vjeç, janë infektuar edhe një grua e lindur në vitin 1986 dhe dy meshkuj të moshës 40, gjegjësisht 37 vjeç.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me kovid-19 në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë është 20.
Më shumë se Vranja, të infektuar të rinjë në 24 orët e fundit ka patur Beogradi.
Të dhënat e fundit vetëm se konfirmojnë faktin e epidemiologëve se qytetarët e Buajnocit nuk janë duke i kushtuar vëmendje të mjaftueshme mbi masat mbrojtëse, me këtë rast apelohet që të shtohet kujdesi maksimal për përdorimin e maskave dhe dorezave dhe të respektohet distanca sociale./presheva.com/