SHPËRNDAJE

Sipas të dhënave të orës 18:00, në Sërbi me virusin COVID-19 janë infektuar 222 persona.

Gruaja e moshës, 92 vjeç, e cila ishte shtrirë në spitalin e sëmundjeve Infektive në Beograd, ka ndërruar jetë sot, konfirmoi këtë pasdite Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar.

Nga raporti i fundit deri në ora 18, janë testuar mostrat e 61 personave, 34 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 27 negativë në virusin e ri COVID-19.

Nga 34 rastet e konfirmuara që nga raporti i fundit, 21 janë shtruar në spital, por pa komplikime, në gjendje të përgjithshme të qëndrueshme, ndërsa 13 kanë një pasqyrë klinike më të lehtë dhe janë në kushte shtëpiake./presheva.com/