SHPËRNDAJE

PLATFORMA RINORE SHQIPTARE është organizatë joqeveritare e themeluar me qëllimin e vetëm për ngritjen e vlerave demokratike,sociale,kulturore,edukative dhe integruese të të rinjve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë.

Qëllimi dhe ideali i PRSH së është që në mënyrë transparente të veprojë punën e aktiviteteve dhe organizimeve të saj duke mos lejuar kyçjen apo infiltrimin nga idetë partiake,politike apo çarqe të huaja.

PRSH ja është e vetmja organizatë që në mënyrë dinjitoze mbron pavarsinë e saj duke u dhënë antarëve lirinë dhe vullnetin absolut në punë dhe aktivitete.

Kjo platformë nuk lejon që antarët e saj të keqpërdorin qëllimin e organizatës për interesa personale fitimprurëse.

***

PLATFORMA RINORE SHQIPTARE organ më të lartë e ka kryesinë,hierarkinë e saj të përbërë nga:

Kryetari:Arbër Kadriu

Nënkryetarë:Sumeja Ramadani dhe Ilir Imeri

Sekretari Gjeneral:Festim Rexhepi

Sekretari Organizativ:Ardit Qaili

Ndërsa funksionin e arkatarit e ka nënkryetari! njofton PRSh përmes një komunikate për media.