SHPËRNDAJE

Në një numër të madh njësish zgjedhore në komunën e Preshevës deri ora 11 askush nuk ka votuar edhe për këtë arsyje nuk është llogaritur dalja e votuesve me përqindje, transmeton presheva.com.

“Nuk ka asnjë problem rreth votimeve përveç se dalja është shumë e vogë. Në tri qendra votimi në mëngjes ka filluar me vonesë prej 15 minuta pasi në vendin e votimeve nuk kanë dashur të hapin dyert në ndërtesa ku ndodhet kutia, mirëpo deri tani po shkon gjithçkja në rregull” ka thënë koordinatori i trupit punues për zgjedhjet presidenciale në komunën e Preshevës Agim Ymeri.

Edhe në Bujanoc gjendja është e njejtë, pasi në këtë komunë ka vetvtoime ku nuk është hedhur asnjë flet votimi.

“Deri tani nuk kemi përqidnje të daljes së votuesve, përveç se mund të thuhet se dalja e votuesve është shumë e vogë” ka thënë koordinatori në Bujanoc Fadil Haliti, transmeton presheva.com.

Në fshatin Konçul të Bujanocit deri ora 11 nuk ka votuar asnjë votues.

Në Preshevë janë të regjistruar 38.405 votues ndërsa në Bujanoc 42.090 votues./presheva.com/