SHPËRNDAJE

Shoferët që niset nga Presheva për në Beograd në vend të 4 në të ardhmën do të ndalojnë në vetëm 2 vendpagesa të rrugës Vërçin dhe Preshevë.

“Nais” dhe “Dolevc” së shpejti nuk do të ekzistojnë, Qeveria tashmë ka miratuar çmime të reja, kështu që tani tarifa rrugore  për pjesën e lartpërmendur do të jetë disa dinar më  lirë, por për këtë nga Beogradi deri në Dimitrovgrad do të jetë më shtrenjtë.

Përfundimi i Korridorit 10 drejt Dimitrovgradit dhe Bullgarisë dhe zhvendosja e stacioneve të caktuara për pagesën e tarifave rrugore kanë çuar në një ndryshim në listën e çmimeve për tarifat.

Kështu që tani ka një seksion të unifikuar Beograd – Preshevë dhe siç thuhet në vendimin e Qeverisë, drejtuesit e automjeteve që e kalojnë atë do të duhet të paguajnë 1.460 dinarë. Kjo është pak më e lirë në krahasim me çmimin e mëparshëm i cili ishte 1500 dinarë (900 dinarë Beogradi – Nish + 600 dinarë Dolevc – Preshevë).

Më të shtrenjtë do të paguajnë ata që udhëtojnë me makinë nga Beogradi për në Dimitrovgrad. Kjo deri më tani u ka kushtuar atyre 1,110 dinarë (900 dinarë Beograd – Nish + 210 dinarë tek Dimitrovgradi), dhe në të ardhmen sipas vendimit të Qeverisë ata do të duhet të ndajnë 1,290 dinarë.

Në të ardhmen përmes autostradës do të jetë e mundur të vihet nga Presheva në Dimitrovgrad, ndërsa pagesa e planifikuar për këtë pjes të rrugës do të jetë 1,020 dinarë. Edhe pse Qeveria i miratoi këto çmime më 21 tetor, ende nuk ka asnjë informacion se kur ato do të zbatohen zyrtarisht.

Ministrja e Ndërtimit Zorana Mihajloviç njoftoi se Korridori 10 deri në Dimitrovgrad mund të jetë plotësisht funksional nga 9 nëntori, dhe ndërtimi i pikave përreth Nishit, të cilat janë parakusht për mbylljen e “Nais”, janë në fazat përfundimtare të ndërtimit./presheva.com/