SHPËRNDAJE

Një nënë në Kroaci, e cila vrau djalin e saj 3-vjeçar dhe më pas e hodhi trupin e tij në lumë, në afërsi të një porti, për të shkuar me pushime në Maqedoni, është dë nuar me 33 vite burg.

Kiara Pasic, 33 vjeçe, u ngarkua për marrjen e jetës së djalit të saj 3-vjeçar Denis, në prill të 2018-tës. Në atë moment, avokatët e saj e dërguan çështjen për rigjykim në gjykatën e apelit, pasi pretendonin se ishte e padrejtë. Kiara ngarkohet se e ka mbytur të birin, dhe më pas e hodhi trupin në afërsi të një porti, në qytetin bregdetar të Pulës. Interesant është fakti që gruaja nuk ka qenë e vetme në këtë ngjarje, por është ndihmuar nga një 15-vjeçare, e cila gjithashtu mori tre vite paraburgim të posaçëm për të rinjtë në qytetin Pozega, në Kroacinë Lindore. Adoleshentja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, mendohet se e ka mbuluar me jastëk fytyrën e vogëlushit, ndërsa Chiara gjatë kësaj kohe i mbante shtrënguar këmbët dhe duart të birit që lëviznin pareshtur derisa ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas aktit, 33-vjeçarja ka telefonuar policinë dhe i ka raportuar se i biri i kishte humbur, ndërsa për herë të fundit e kishte parë në një park aty pranë, duke lozur me disa fëmijë. Policia nuk e besoi këtë version dhe me të gjithë insistimin e tyre, gruaja më në fund arriti të rrëfente të gjithë të vërtetën, shkruan “The Sun”.