SHPËRNDAJE

Një nënë ka ndarë një selfie qesharake në të cilën ka kaur burrin e saj, i cili ishte alivanosur në dhomën e lindjes, menjëherë pasi ajo lindi fëmijën e tyre.

Në fotografi, nëna e re është e gjitha e buzëqeshur ndërsa shikon në drejtimin e celularit, ndërsa ende ka të veshur fustanin e saj spitalor.

Por, lindja e fëmijës u duk “diçka shokuese” për babanë, i cili shihet në sfond i shtrirë në dysheme, me sa duket i pavetëdijshëm.

Fotografia është bërë më herët, por ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, duke grumbulluar mijëra pëlqime.

Ajo çfarë ka bërë përshtypje në këtë skenë është fakti se pavarësisht se nëna është ajo që sapo ka provuar dhimbjen e lindjes, është burri i saj që është i rrethuar nga stafi mjekësor.