SHPËRNDAJE

Flamuri shqiptar në ndërtesën e komunës së Bujanocit për koalicionin qeverisës të pushtetit lokal në Bujanoc, Nenad Tasicit prezanton okupim që do të mbetet pa përgjigjen e shtetit të Serbisë.

Tasic që në kuvendin komunal të Bujanocit përfaqëson listën serbe për mediat lokale ka vlerësuar se “ne nuk kemi një shtet serioz dhe ligjor, sepse nëse do ta kishim për vendosjen e flamurit kombëtarë në ndërtesën e komunës shqiptarët do të konsideroheshin si okupues e që do të rezultonte me masa vendimtare të shtetit”.Ai më tutje ka deklaruar se nuk pret ndonjë reagim nga autoritetet shtetërore duke mësuar edhe nga vitet e kaluara. Prandaj, kjo përsëritet me flamurin, thotë Tasiq për Bujanocin.

Duke iu përgjigjur një deklarate të deputetit dhe udhëheqësit të promotorëve të Bujanocit, Nenad Mitrovic, i cili ka thënë se përgjigjja e flamurit duhet të kërkohet nga partnerët e koalicionit Shaip Kamberi, Tasic thotë se “flamuri ishte vendosur edhe kur Mitrovic ishte një partner në garniturën e mëparshme të pushtetit në Bujanoc dhe partia e tij kishte fuqi absolute në nivel shtetëror./presheva.com/