SHPËRNDAJE

Para pak çastesh ka përfunduar zyrtarisht situata e jashtëzakonshme në Republikën e Serbisë dhe me të që nga dita e nesërme (e enjte) është tërhequr vendimi për orën policore. Sipas shtabit për situata të jashtëzakonshme si dhe Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë nuk ka zyrtarisht të infektuar me virusin Corona. Ndërkaq siç ka pohuar në rrjetin social Facebook, duket që nënkryetari i PDSH-së, Ilir Sadriu posedon informacione të kundërta pasi thotë se Presheva ka 4 persona të infektuar me Covid-19. Sadriu, referohet webfaqes covid-19.rs ndërkaq për këtë akuzon shtabin për situata të jashtëzakonshme të Komunës së Preshevës si dhe Shtëpinë e Shëndetit “Presheva” në Preshevë se nuk kanë transmetuar këtë lajm.