SHPËRNDAJE

Pas përfundimit të procedurës së prokurimit publik është nënshkruar kontrata për rregullimin e trotuareve në rrugën e Gjilanit.

Drejtuesit e pushetit lokal në Preshevë për portalin preshevacom kanë konfirmuar se kjo rrugë është mjaftë e frekuentuar nga këmbësorët e këltijë lokaliteti dhe llogaritet si arterie kryesore e qytetit.

Nisur nga nevoja e madhe për përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe evitimin e rrezikut ndaj këmbësorëve realizimi i këtij projekti do të zgjidhë përfundimisht qarkullimin e këmbësorëve thonë zyrtarët komunal.

Në këtë mënyrë sipas tyre do të ngritet edhe niveli i sigurisë së qarkullimit në këtë aks rrugor duke evituar aksidentet automobilistike që kanë qenë të numërta në të kaluarën.

Punimet në realizimin e këtij projekti do të fillojnë sapo të krijohen kushtet e përshtatshme atmosferike./presheva.com/